E mërkurë, 11 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSekuestrohen mbi 400 artikuj tekstili në Gjilan, dyshohet se janë të falsifikuar

Sekuestrohen mbi 400 artikuj tekstili në Gjilan, dyshohet se janë të falsifikuar

Fenomeni i falsifikimit të produkteve të brendeve të njohura vazhdon të paraqesë sfidë në tregun kosovar, duke cenuar të drejtat e pronarëve legjitimë dhe duke vënë në pikëpyetje sigurinë e konsumatorëve. Në këtë kuadër, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete në terren për të frenuar këtë dukuri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë Antikontrabandë kanë realizuar një kontroll të targetuar ndaj një subjekti afarist në qytetin e Gjilanit, ku janë sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil. Dyshohet se këto produkte janë të falsifikuara dhe përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit. Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT