E diel, 13 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në...

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person

Mbrëmjen e së shtunës, në pikën kufitare Hani i Elezit është arrestuar një 44-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe iu sekuestruan mbi 16 mijë franga që dyshohen se ishin të falsifikuara.

Sipas policisë, dje rreth orës 21:15, në pikën kufitare Hani i Elezit – hyrje, është ndaluar për kontroll një veturë e tipit “Audi A2”, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Republikës së Maqedonisë Veri (RMV), e cila drejtohej nga shtetasi i Maqedonisë së Veriut, me iniciale (S. Xh.) i lindur më 1981 në Shkup.

Policia thotë se pas kontrollit të rregullt në vijën e parë dhe evidentimit të dokumentacionit përkatës, automjeti është selektuar për kontroll të mëtejmë. Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë. Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”. Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

The post Sekuestrohen mbi 16 mijë franga të falsifikuara në Han të Elezit, në pranga një person appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT