Policia Rajonale e Gjilanit, gjatë periudhës njëjavore ka shqiptuar 10 gjoba dhe ka konfiskuar 20 motoçikleta.
Sipas njoftimit në Facebook, bëhet e ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe shkeljeve të rregullave të trafikut, transmeton Klankosova.tv.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në postim.
The post Sekuestrohen 20 motoçikleta nga policia nё Gjilan appeared first on Klan Kosova.