Seksologu i njohur, Hajrullah Fejza, u bëri thirrje prindërve që të mos hezitojnë të flasin hapur me fëmijët e tyre për seksin.
Në një intervistë për Klankosova.tv, ai thekson se verës është periudha kur shumë të rinj bëhen më seksualisht aktivë, dhe edukimi i duhur është vendimtar për shëndetin e tyre.
Fejza sqaron se përdorimi i prezervativëve është thelbësor jo vetëm për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara, por edhe për mbrojtjen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
“Vlen të theksojmë se shumë të rinj bëhen seksualisht aktivë gjatë verës. Nga ky këndvështrim, u bëjmë thirrje prindërve të flasin hapur për këtë çështje me fëmijët e tyre. Është e rëndësishme që ata të dinë se përdorimi i prezervativëve jo vetëm që parandalon shtatzënitë e padëshiruara, por parandalon edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme”, është shprehur Fejza, njofton Klankosova.tv.
Intervista e plotë për Klankosova.tv:
Seksi në det e pishina dhe orari i përshtatshëm gjatë verës, seksologu kosovar i thotë të gjitha
The post Seksologu Fejza thirrje prindërve: Flisni hapur me fëmijët për seksin appeared first on Klan Kosova.