Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë hyrë në negociata tregtare me Kinën, deklaroi sot Sekretari i Thesarit, Scott Bessant, gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ne nuk kemi filluar ende negociatat me Kinën“, tha Bessant, duke nënvizuar se aktualisht fokusi kryesor është në negociatat dypalëshe. Ai shtoi se marrëveshjet shumëpalëshe mbeten të mundshme nëse vendet bien dakord për një strukturë të përbashkët doganore.
Bessant u shpreh optimist për përfundimin e një numri të madh marrëveshjesh deri në fund të vitit me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së.
“Rreth 97 ose 98 përqind e deficitit tonë tregtar është me 15 vende. Do të habitem nëse nuk arrijmë më shumë se 80 ose 90 përqind të marrëveshjes deri në fund të vitit, dhe ndoshta shumë më shpejt”, tha ai, sipas NBC News.
Sipas tij, SHBA-të mund të konfirmojnë që këtë javë përfundimin e marrëveshjeve tregtare me disa nga partnerët më të mëdhenj. “Ata na ofruan propozime shumë të mira, por ne ende nuk kemi filluar negociatat me Kinën”, theksoi Bessant.
Ai gjithashtu nënvizoi se administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është aktualisht në negociata me 17 nga 18 partnerët tregtarë më të rëndësishëm të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);