Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka vlerësuar punën dhe fushatën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se Ismaili ka nisur aktivitetin politik shumë më herët se rivalët e tij.
“Urani po flet për një koncept që është ‘hands-on’, është në punë, dhe unë mendoj se ka një dinamikë të madhe në punë”.
E kemi parë këtë në Ministrinë e Shëndetësisë, e kemi parë edhe në fushatën e vitit 2021 dhe tani po e shohim edhe në 2025.
Është një dinamikë jashtëzakonshme e punës.
Fushatat e tij kanë filluar shumë para tjerëve dhe trajtojnë tema konkrete, dinamike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha Sejdiu./Klankosova.tv
The post Sejdiu: Uran Ismaili ka dinamikë të madhe në punë, fushata e tij nis shumë para të tjerëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.