E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSejdiu: Politika shqiptare përgjithësisht është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale

Sejdiu: Politika shqiptare përgjithësisht është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale

Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me brohoritjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ndër të tjera u shpreh se politikat shqiptare përgjithësisht është ende, siç tha ai, në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale.

“Politika shqiptare përgjithësisht, përjashtoje Shqipërinë, është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale. Po përdoret si mjet për të mos menduar për zhvillim e progres, për interes i cili ka të bëjë me mirëqenien tonë si popull, si komb, si mundësi, por më shumë për mirëmbajtje të elitave të cilat e kanë legjitimitetin pikurisht aty” , u shpreh ai./Klankosova.tv

The post Sejdiu: Politika shqiptare përgjithësisht është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT