Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka kritikuar LDK-në për qëndrimet e saj ndaj zhvillimeve politike të së kaluarës, duke thënë se kjo parti e ka legjitimuar sulmin që Vetëvendosje e kishte bërë ndaj tyre.
“LDK e ka legjitimuar sulmin që e ka bërë Vetëvendosje ndaj nesh. E ka legjitimuar sulmin sepse unë, si shef i grupit parlamentar të PSD-së, i shkoja Avdullah Hotit në zyrë dhe diskutonim që është me domosdo me zgjidh çështjen e Serbisë, sepse e kishim diskutim në tavolinë”, ka deklaruar Sejdiu, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ai shtoi se në ato diskutime kishte qenë e qartë se ose arrihej marrëveshje për gjithçka, ose për asgjë, dhe se pjesë e asaj marrëveshjeje mund të ishte edhe njohja.
“Ka qenë diskutimi ‘merremi vesh për krejt ose për asgjë’, dhe aty ka qenë edhe njohja. S’di a e mbani mend. Dhe ky ka qenë momenti në të cilin deputetët e vlerësonin se e kemi një hapësirë me dalë prej kësaj kurthe. Për mua, investimi politik ka qenë dalja prej kurthit me negociatat me Serbinë”, tha Sejdiu./Klankosova.tv.
Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese:
The post Sejdiu: LDK-ja e ka legjitimuar sulmin ndaj nesh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.