Sejdilar premton banesa për mjekët, thotë se nga 50 euro do t’i përfitojnë edhe pensionistët e Dragashit (VIDEO)

Sejdilar premton banesa për mjekët, thotë se nga 50 euro do t’i përfitojnë edhe pensionistët e Dragashit (VIDEO)

Nedzmidin Sejdilar, kandidat i pavarur për kryetar të Dragashit, në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka shpalosur programin me të cilin synon që ta udhëheq këtë komunë.

Ai premtoi se si kryetar i ardhshëm do të fokusohet që të zvogëlojë migrimin e popullsisë nga komuna e Dragashit, duke financuar dhe stimuluar bizneset.

Sipas tij, Dragashi është një komunë që jeton ‘sezonalisht’.

Derisa përmendi edhe shëndetësinë, duke premtuar se do të ketë banesa për mjekët.

“Mjekët vijnë 3 muaj me punu deri sa të gjejnë një vend punë diku tjetër, pastaj largohen. Ekziston plot donatorë të huaj që do të investojnë në një komunë multietnike, i udhëhequr nga një kandidat i pavarur”, tha ai.

Sejdilar premtoi se do të ketë edhe autobusë të ri ndërurban, e si ‘paqare’ i sheh edhe investimet në infrastrukturë.

Tutje, me Sejdilar në krye të Dragashit, edhe pensionistët do të kenë 50 euro shtesë gjatë stinës së dimrit për të paguar energjinë elektrike.

Ndiqeni emisionin për më shumë detaje:

The post Sejdilar premton banesa për mjekët, thotë se nga 50 euro do t’i përfitojnë edhe pensionistët e Dragashit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.