Gjykata e Hagës do të vazhdojë javën e dytë të prillit me seancat për rastin “Hashim Thaçi dhe të tjerët – vepra kundër administrimit të drejtësisë”.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës nga 12 prilli deri më 2 nëntor 2023, Thaçi dyshohet se ka dhënë informacion konfidencial dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së për grupin e tij të pandehurish, që përfshin Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Gjatë prillit janë planifikuar 13 seanca të gjykimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


