Thursday, February 12, 2026
spot_img
HomeLajmeSeanca për votimin e Qeverisë ‘Kurti 3’ rreth orës 21:00

Seanca për votimin e Qeverisë ‘Kurti 3’ rreth orës 21:00

Edhe pse u paralajmërua të mbahet në orën 19:00, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës, pritet të mbahet rreth orës 21:00.

Klan Kosova mëson se deputetët brenda gjysmë ore pritet të mbledhin në sallën e Kuvendit, për të votuar kabinetin që do të prezantohet nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili tashmë është mandatuar.

Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se, në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. /Klankosova.tv

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT