Tashmë ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në fillim të seancës mbrojtja e Kushtrim Kokallës, njëri prej të dyshuarve për vrasjen, ka deklaruar se nuk i janë hapur provat e pranuara nga prokuroria, pra nuk i është hapur një CD që e kanë pranurar.
Më pas, në seancë u hapën të gjitha provat në fjalë.
Pas kësaj, ka filluar shqyrtimi i rastit dhe është lexuar aktakuza që rëndon ndaj ish-bashkëshortit Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>