“11-vjeçarja” që u dhunua në qershor e gusht të vitit 2022, u dhunua sërish.
Raportimi i Klanit se janë arrestuar katër person lidhur me rastin, u konfirmua sot në mëngjes, kur Prokuroria e Shtetit dërgoi një e-mail zyrtar se janë arrestuar pikërisht katër të dyshuar.
Lidhur me këtë rast, detaje të reja ka sjell gazetarja Qëndresa Tërshani.
Ajo tregoi se ndaj katër të dyshuarve u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditës.
“Ndaj të dyshuarve rëndojnë tri vepra penale, ‘dhunim’, ‘trafikim me qenie njerëzore’, dhe po ashtu ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’. Prokuroria, në bashkëpunim me Gjykatën kanë caktuar sot seancën dëgjimore e cila u mbajt në Departamentin për Krime të Rënda, e cila përfundoi pak më parë. E njëjta u mbajt me dyer të mbyllura, si rëndom mbahen seancat dëgjimore. Megjithatë, televizioni kuptoi se ndaj katër personave të dyshuar është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Të nga të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, e dy të tjerët në Prishtinë. Të njëjtit kemi pasur mundësi t’i shohim, dhe t’i xhirojmë. Ata u munduan ta mbulojnë fytyrën e tyre, që të mos identifikoheshin”, u shpreh Tershani.
The post Seanca për dhunimin e “11-vjeçares”, katër të dyshuarve u caktohet paraburgimi për 30 ditë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.