Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca ndaj Faton Klinakut për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Ky i fundit tashmë është paraqitur në gjykatë për këtë rast, njofton Klankosova.tv
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S., akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Sipas aktakuzës, më 30 gusht 2023, Klinaku akuzohet se ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
The post Seanca ndaj Klinakut, Kurti shkon në gjykatë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.