E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSeanca e thirrur pas 24 orëve, Maliqi: U bë për faktin që...

Seanca e thirrur pas 24 orëve, Maliqi: U bë për faktin që në sallë prezent ishin ambasadorët

Opinionistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth dështimit të seancës së 52-të konstituive.

Ajo tha se seanca e thirrur për nesër, që shënohet në ditën e fundit të afatit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen e funksionalizimit të parlamentit, sipas saj, mund të jetë planifikuar vetëm e vetëm pasi ambasadorë ndërkombëtarë ishin prezent në sallën plenare, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e besoj që nesër do të ketë thyerje, kjo ishte sa për të pasë edhe një mundësi për faktin se në sallë ishin prezent edhe ambasadorë, e ta bëjmë edhe një hap tjetër, përkundrazi derisa nuk ka marrëveshje politike dhe nuk ka vullnet politik nga Albin Kurti për me ec përpara, ne nuk mund të presim ditën e fundit me ndodh diçka”, u shpreh Maliqi.

“Unë besoj se prej Kurti është në qeveri, mesazhe kurrë të mirë nuk kanë ndërkombëtarët, për vetë faktin që ne sot jemi nën masa dhe nuk ka dritë të gjelbër që masat e Bashkimit Evropian do të hiqen, ne e kemi pa se çfarë mesazhi mund të japë kryeministri”.

The post Seanca e thirrur pas 24 orëve, Maliqi: U bë për faktin që në sallë prezent ishin ambasadorët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT