E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSeanca e 48-të me radhë, Qalaj: S’po shoh sinjal për ndryshim

Seanca e 48-të me radhë, Qalaj: S’po shoh sinjal për ndryshim

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij, Kosova është duke humbur shumë.

“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes”, tha Qalaj.

Ai shton se nuk sheh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore, transmeton Klankosova.tv.

Derisa për takimin që po flitet mes kryetarit të VV-së Albin Kurti, me kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, Qalaj thotë se duhet të ndodhin.

The post Seanca e 48-të me radhë, Qalaj: S’po shoh sinjal për ndryshim appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT