E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/seanca-e-36-te-neser-perpjekja-e-radhes-drejt-konstituimit/Seanca e 36-të: Nesër përpjekja e radhës drejt konstituimit - Klan Kosova

https://klankosova.tv/seanca-e-36-te-neser-perpjekja-e-radhes-drejt-konstituimit/Seanca e 36-të: Nesër përpjekja e radhës drejt konstituimit – Klan Kosova

Të hënën në orën 11:00 mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës me të njëjtën arsye –konsituimin.

Nesër regjistrohet tentative e 36-të ku deputetët e zgjedhur do të tentojnë ta funksionalizojnë parlamentin, njofton Klankosova.tv.

Seanca e 35-të që u zhvillua të shtunën, dështoi me të njëjtën arsye, mosvotimi i komisionit të fshehtë për votimin e kreut të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj tha të shtunën pas dështimit të seancës se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reprizë, reprizë, reprizë – as në seancën e 35-të nuk ka konstituim të Kuvendit (VIDEO)

“Më besoni që më vjen keq që është e 35-ta herë që po tentohet të zgjidhet kryeparlamentare, dhe ne nuk e shohim fare një angazhim të Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 61 votave për kryeparlamentaren, dhe po shihet qartë një abuzim i një të drejte që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ajo e drejtë iu dha partisë së parë për të propozuar kandidaten për kryeparlamentare”.

Kurse, deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa tha se përgjegjësia e plotë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.

“Sot pamë edhe një herë një tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin e për të vazhduar pastaj për konstituimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore. Fatkeqësisht, Kuvendi edhe kësaj radhe, ose partia që ka shumicën në ulëset e Kuvendit nuk arriti që të krijojë një shumicë për të konstituuar Kuvendin”, u shpreh Mustafa.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.
Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.

 

 

The post Seanca e 36-të: Nesër përpjekja e radhës drejt konstituimit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT