Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë, Nenad Rashiq, tha se po ndjehet keq pasi siç u shpreh ai, po shkojnë në seanca çdo 48 orë, pa bërë asgjë.
Para fillimit të seancës për gazetarët, Rashiqi tutje deklaroi se duhet të ketë një marrëdhënie midis partive politike, pasi sipas tij, ka komplikime të cilat nuk janë të njëanshme, njofton Klankosova.tv.
“Roli i Amerikës është me rëndësi. Na duhet një stimulim nga administrata amerikane. Po ndjehem keq sepse po vijmë dhe nuk po bëjmë asgjë, mos mendoni se asnjë prej nesh ndihet komod duke ardh për çdo 48 orë, ne po ndjehemi keq, por ka komplikime të cilat nuk janë të njëanshme. Duhet të funksionoj një marrëdhënie anasjelltas, nuk mundemi vetëm ne, ose vetë VV-ja por edhe disa akterë të tjerë që janë të kyçur brenda procesit. Është tek ne, jo tek administrata amerikane, edhe pse e mbështesim”, u shpreh Rashiqi, njofton Klankosova.tv.
The post Seanca çdo 48 orës, Rashiqi thotë se ndjehet keq: Po vijmë pa bërë asgjë appeared first on Klan Kosova.