Amy Schumer ka treguar arsyen pse ka ndaluar përdorimin e medikamentit Ozempic, ndonëse kishte humbur 13.6 kilogramë.
Ajo tha se përdori këtë medikament të miratuar nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) për trajtimin e diabetit të tipit 2, por përjetoi një përvojë të keqe.
Schumer theksoi se gjatë përdorimit të Ozempicut ishte mbërthyer në shtrat për shkak të të vjellave dhe mungesës së energjisë. Ajo shtoi po ashtu se ndërkohë kishte humbur peshë shumë shpejt, por nuk mund të ngrinte kokën nga jastëku.
“Duket e mrekullueshme, por nuk mund ta ndihmoja veten”, tha ajo, duke shtuar se ndjehej shumë e sëmurë për të përfituar nga humbja e peshës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>