Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luftojmë për demokracinë”.
Ai ka theksuar se “tani kemi të djathtën ekstreme â AfD-në â dhe fakti që ata arritën një rezultat kaq të mirë në zgjedhje është diçka që nuk mund ta pranojmë dhe nuk do ta pranoj kurrë”, transmeton klankosova.tv.
Siç njoftohet, dy sondazhe të daljes treguan që AfD ka marrë pjesën e dytë më të madhe të votave.
Scholz shtoi se “duhet të qëndrojmë tek ajo që kemi thënë gjithmonë, nuk duhet të punojmë me të djathtën ekstreme” dhe shprehu shpresën që partitë e tjera politike do të “mbajnë këtë premtim”.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një SPD të bashkuar, që do të sigurojë që “socialdemokracia të mbetet një forcë e rëndësishme politike në të ardhmen”.
“Për mua është e qartë se… vlerat tona janë të rëndësishme që vendi ynë të mbetet i rëndësishëm”, tha kancelari gjerman.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>