E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/sbashk-apel-mesimdhenesve-mos-nenshkruani-kontrata-te-reja-te-punes/SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës - Klan...

https://klankosova.tv/sbashk-apel-mesimdhenesve-mos-nenshkruani-kontrata-te-reja-te-punes/SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës – Klan Kosova

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi.

Sipas një reagimi të SBAShK-ut, thuhet se ditët e fundit, në komunën e Vushtrrisë është rishfaqur kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës, pavarësisht se mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar tashmë kanë kontrata pune me afat të pacaktuar.

SBAShK-u thotë se versioni i Kontratës së re është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 10/2015, që është në fuqi dhe ka më pak të drejta të precizuara, krahasuar me Kontratat që kanë punëtorët e Arsimit Parauniversitar.

Sindikata ka kërkuar nga komuna e Vushtrrisë që “menjëherë të ndalë këtë praktikë të gabuar dhe presionin ndaj mësimdhënësve”, si dhe u bëri thirrje të gjitha komunave tjera që të mos ndjekin këtë, siç thotë, “shembull të dëmshëm, i cili bie ndesh me të drejtat e garantuara të punëtorëve”.

“Njëkohësisht, apelojmë te të gjithë anëtarët tanë që kanë kontrata me afat të pacaktuar, të mos nënshkruajnë këto versione të reja të kontratave, edhe në rast se ndihen të presionuar nga punëdhënësit”, ka thënë SBAShK-u.

Kjo sindikatë ka thënë se çdo formë presioni për nënshkrim kontrate të pafavorshme përbën shkelje të Kodit të Punës (Ligji Nr. 03/L-212), e cila mund të sjellë pasoja ligjore për punëdhënësin.

“Çdo rast i tillë mund dhe duhet të raportohen në SBAShK për trajtim institucional”, tha SBAShK-u. /Klankosova.tv

The post SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT