Porti i Sarandës ka pritur sot për herë të parë kroçerën gjigante “Voyager of the Seas”, me mbi 3,626 pasagjerë në bord. Pasagjerët janë përpunuar me sukses nga autoritetet portuale, duke i dhënë një tjetër dimension sezonit turistik në qytetin bregdetar.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti porti ka shënuar një rritje prej 21% të numrit të pasagjerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me mbërritjen e kësaj kroçere, Saranda shton në listën e saj 70 anije turistike të planifikuara për këtë sezon, duke e kthyer qytetin në një prej destinacioneve më tërheqëse të Mesdheut.