E premte, 23 Maj, 2025
spot_img
HomeShowbizSara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e...

Sara Gjordeni: Në Big Brother VIP Albania kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë – Telegrafi

Sara Gjordeni, një nga figurat më të përfolura të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë së fundmi një moment të ndjeshëm nga përvoja e saj në reality show.

Modelja shqiptare, e cila gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend u komentua gjerësisht për marrëdhënien me këngëtarin Bardhi dhe për dinamikat e shumta që krijoi, i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Një ndjekës e ka pyetur nëse ka përjetuar ndonjëherë ankth apo probleme me frymëmarrjen. Sara nuk ka nguruar të ndajë një pjesë të vërtetë nga përjetimet e saj emocionale në shtëpi:
“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, është përgjigjur ajo me sinqeritet.

Foto: Sara Gjordeni/InstaStory

Tutje, ajo theksoi një aspekt të karakterit të saj që shpesh e vendos në situata të vështira: “Unë jam njeri shumë i drejtë, por më dënon impulsiviteti”, shtoi ajo, duke reflektuar mbi mënyrën se si ka reaguar ndaj padrejtësive gjatë qëndrimit në BBVA.

Pavarësisht sfidave, Sara dhe Bardhi kanë vijuar historinë e tyre të dashurisë jashtë shtëpisë. Sot, ata janë të martuar dhe kanë një vajzë, duke ndërtuar jetën e tyre larg kamerave, por jo larg vëmendjes së publikut.

Deklarata e Sarës vjen si një kujtesë se, pas çdo figure publike, qëndron një person me ndjenja, emocione dhe sfida reale, edhe nëse ato ndodhin përballë gjithë Shqipërisë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT