Sara dhe Lirian janë dy stomatologë me një pasion të veçantë për muzikën, të cilën e ndjekin që nga fëmijëria.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Sara rrëfeu se të dy kanë ndjekur shkollën e muzikës dhe kanë bërë shumë covera duke ushtruar së bashku.
Megjithëse profesionet e tyre janë në fushën e stomatologjisë, pasioni për muzikën mbetet i gjallë dhe ata e praktikojnë rregullisht.
Rreth pesë vjet më parë janë njohur në grupacionet muzikore ku kanë nisur të bashkëpunojnë, transmeton Klankosova.tv.
Shumë njerëz gabimisht mendojnë se Sara dhe Lirian janë çift, për shkak të lidhjes së fortë artistike mes tyre.
Një performancë e veçantë e Sarës dhe Lirianit, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
The post Sara dhe Lirian, stomatologët e dashuruar në muzikë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.