Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, i ka dhënë fund lidhjes me Patris Berishën pak ditë më parë, por duket se ndarja nuk ka lënë shumë gjurmë tek ajo.
Santiana ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjete sociale, ku shihet duke shijuar një puro, e veshur me një stil të guximshëm dhe mjaft të hapur. Pamja e saj e sigurt dhe qëndrimi i qetë ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar në numër të madh.
Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke dhënë përshtypjen se po e përballon ndarjen me vetëbesim dhe stil.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!