E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSanohet përkohësisht rrjedhja e ujit në kanalin e Ibër – Lepencit

Sanohet përkohësisht rrjedhja e ujit në kanalin e Ibër – Lepencit

Një shpërthim i madh tronditi veriun e Kosovës, në orët e vona të së premtes.

Hedhja e 20 kilogramëve eksploziv shkaktoi dëm të madh në kanalin e Ibër  – Lepencit, që gjendet në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Kjo rrezikoi shumë seriozisht mbetjen pa ujë dhe pa rrymë të qytetarëve të Kosovës.

Por, reagimi i ekipeve emergjente, të Ibër – Lepencit dhe institucioneve tjera relevante ishte i shpejt.

Dëmtimet e mëdha u minimizuan në çështje orësh, ndonëse disa zona të vendit mbetën pa furnizim me ujë ndër to komunat si: Mitrovica e Jugut, ajo e Veriut, Fushë Kosova, Obiliqi e Drenasi.

E punët për sanimin e plotë dhe eliminimin e rrjedhjes së ujit, po vazhdojnë edhe sot.

Ekipi i Klan Kosovës ishte në vendin e ngjarjes dhe ka përcjellur nga afër situatën.

“Gjendja është pak më e mirë sesa ka qenë më herët. Këtu është bërë sanimi me disa shtylla të betonit të cilat përkohësisht e mbulojnë pjesën ku veçse rrjedh uji. Ndërkaq pritet që së shpejti të sanohet e gjitha dhe të mos ketë më probleme me çështjen e sanimit të ujit në zonat e tjera”, raporton gazetarja e Klanit, Altiana Zogaj.

Derisa në përcjellje të punimeve ishte edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Po ashtu aty janë edhe pjesëtarë të KFOR-it që po e ruajnë atë pjesë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT