E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/sanksionet-e-vendosura-ndaj-kosoves-teme-e-diskutimit-mes-abdixhikut-dhe-emisarit-norvegjez/Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit...

https://klankosova.tv/sanksionet-e-vendosura-ndaj-kosoves-teme-e-diskutimit-mes-abdixhikut-dhe-emisarit-norvegjez/Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez – Klan Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

Gjatë këtij takimi mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez, u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit.

‘’Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend’’ thuhet në njoftimin e LDK-së transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Për këtë, i pari i Lidhjes Demokratike, shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Ai falënderoi përfaqësuesin diplomatin nga Norvegjia për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional.

The post Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT