E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeSane në Turqi, mbi një milion ndjekës e shikojnë fluturimin “live”

Sane në Turqi, mbi një milion ndjekës e shikojnë fluturimin “live”

Galatasaray ka realizuar një nga transferimet më të mëdha të kësaj merkatoje vere – duke sjellë në Stamboll yllin gjerman, Leroy Sane.

Sane ka firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Turqisë për sezonin 2024/25. Interesimi për këtë lëvizje ishte i jashtëzakonshëm, më shumë se një milion persona e ndoqën “live” fluturimin e tij për në Stamboll përmes faqes zyrtare të klubit në YouTube.

29-vjeçari, i cili sezonin e kaluar në Bundesligë zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe dhuroi 6 asistime, i është bashkuar Galatasarayt si lojtar i lirë, pasi kontrata me Bayernin kishte skaduar.

Transferimi i tij nuk i kushtoi asnjë cent klubit turk, ndërsa sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera aktuale e Sane është 32 milionë euro.

Me këtë përforcim, Galatasaray synon jo vetëm dominimin në futbollin turk, por edhe sukses në garat evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT