Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka krahasuar veprimet represive të presidentit Alleksandar Vuçiq ndaj qytetarëve në Serbi me ato të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Sandulloviq tha se protestat antiqeveritare në Serbi kanë marrë përmasa të mëdha, e se pritet përshkallëzim i tyre.
“Sipas informacioneve që i marrim nga terreni, sepse republikanët janë prezent gjithandej Serbisë, ndonëse nuk marrim pjesë në organizimin e protestës, por jemi aty për t’i vëzhguar, dhe komunikimet tona me bashkësinë ndërkombëtare dhe me miqtë tanë, me inteligjencën amerikane, pra ato informacione që kemi, represionet janë në stilin e Sllobodan Millosheviqit që kanë ndodhur në Kosovë në kohën e vet.
‘Dhe kemi raste kur disa studentë të caktuar kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha Sandulloviq, transmeton Klankosova.tv.
The post Sandulloviq: Represionet e Vuçiqit në Serbi në stilin e Millosheviqit në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.