E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeTeknologjiSamsung prezanton tre monitorë të rinj gaming në CES 2025

Samsung prezanton tre monitorë të rinj gaming në CES 2025

Duke ndjekur hapat e MSI dhe Asus, Samsung prezantoi monitorët e rinj të cilët mund të arrijnë frekuencë rifreskimi prej 500Hz ndërsa në mesin e tyre është njëç model 27-inç 4K.

Odyssey OLED G8 është produkti më i spikatur me panel 4K OLED dhe madhësi 27-inç. Është ideal për një desktop të fuqishëm por me hapësirë të kufizuar tavoline.

Me vetëm 240Hz frekuencë, duhet të plotësojë kërkesat e pjesës më të madhe të gamerave. Por për fanatikët Samsung ka përgatitur Odyssey G6 i cili ka të njëjtin panel 27-inç 2560×1440 por arrin frekuencë 500Hz.

 

Një monitor të tillë vetëm desktopi gaming më i fuqishëm në treg mund ta menaxhojë me titujt më të fundit 3D. Monitori ka vonesa vetëm 0.03ms dhe mbështetje për nivelet më të larta të AMD FreeSync dhe Nvidia G-Sync.

Samsung zbuloi edhe modelin ViewFinity S8, një format më i madh 37-inç me rezolucion 4K. Mban certifikimin TUV Rheinland dhe integron një çelës KVM, karikim 90-vat me USB-C dhe disa opsione për reduktimin e lodhjes së syrit.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498