Samsung prezantoi ditën e Marte smartfonin flagship më të hollë pajisur me inteligjencë artificiale ndërsa synon të udhëheqë Apple në segmentin premium.
Debutimi i S25 Edge vjen për të adresuar kërkesën nga konsumatorët e moshave 20-30-vjeç të cilët kërkojnë smartfonë më portativë.
S25 Edge do të dalë në shitje në Korenë e Jugut më 23 Maj ndërsa do të shitet në 30 vende të botës përfshirë Kinën dhe Europën. Duke filluar nga 1,099 dollarë, telefoni ka ekran 6.7-inç dhe trashësi prej vetëm 5.8mm. Kështu është më i madh sesa Galaxy S25 por ka thuajse të njëjtën peshë, 162 gram.
Në evenimentin e debutimit Samsung hodhi poshtë impaktin e përmasave të holla në nxehtësinë e gjeneruar dhe si rezultat reduktimin e performancës.
Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Samsung Electronics, Moon Sung-hoon, u shpreh se, pavarësisht dizajnit të hollë të modelit të ri S25 Edge, performanca dhe menaxhimi i nxehtësisë nuk janë komprometuar, falë një dhome avulli të re të inxhinieruar posaçërisht.
Sipas të dhënave nga Counterpoint Research, Samsung ka rimarrë pozicionin si prodhuesi kryesor i telefonëve inteligjentë në botë për tremujorin e parë të vitit 2025, me një pjesë tregu prej 20%, duke kaluar ngushtë Apple-in që mbante 19%. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0