E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeTeknologjiSamsung prezanton Galaxy S25 Edge përpara se Apple të lançojë iPhone 17...

Samsung prezanton Galaxy S25 Edge përpara se Apple të lançojë iPhone 17 Air

Samsung zbuloi Galaxy S25 Edge, smartfonin më të ri të linjës Galaxy S25. Telefoni ende nuk ka debutuar dhe Samsung nuk ka dhënë detaje me përjashtim të disa imazheve.

Tipari dallues i tij? Është telefon super i hollë prej vetëm 6.4mm. Për krahasim, modeli standard Galaxy S25 është 7.2mm i trashë. Telefoni u shfaq në Galaxy Unpacked por të pranishmit nuk u lejuan ta mbanin në dorë por vetëm ta vështronin.

The Verge ka realizuar disa foto të Galaxy S25 Edge. Për shkak të përmasave më të vogla, spekulohet se smartfoni ka një bateri më të vogël gjithashtu mes 3,000 deri në 4,000 mAh.

Samsung nuk specifikoi në çfarë tregjesh do të shitet, por një përfaqësues i kompanisë u shpreh se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja janë mes tregjeve të para. Modeli i hollë i Galaxy S25 raportohet se ka kamër 200-megapiksel dhe një modul më të hollë periskopi.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498