One UI 8 po vjen dhe aksesi fillestar tashmë është i disponueshme përmes programit beta, duke shënuar fillimin e një epoke të re të inteligjencës softuerike me një agjent të vërtetë AI multimodal, të dizajnuar për formatet e ndryshme të pajisjeve Samsung Galaxy.
One UI është platforma e integruar softuerike e Samsung, e krijuar për të thjeshtuar rutinat e përditshme dhe për të rritur produktivitetin e komoditetin për përdoruesit e pajisjeve Galaxy.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Samsung dhe Google, One UI 8 do të debutojë këtë verë në pajisjet më të fundit të palosshme dhe më pas do të zgjerohet gradualisht edhe në pajisjet e tjera Galaxy, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të pasur dhe më të personalizuar mobile me versionin më të ri të Android-it.
Përmes komunikimit të hapur, Samsung dhe Google kanë ndarë në mënyrë aktive sistemet e tyre të dizajnit dhe reagimet në kohë reale, gjë që ka përshpejtuar zhvillimin e softuerit dhe ka mundësuar që One UI 8 të bëhet një nga platformat e para të ndërfaqes që adopton Android 16.
Përveçse përfaqëson gjeneratën e parë të përditësimeve që lançohet bashkë me pajisjet e reja të palosshme, One UI 8 sjell edhe një dinamikë të re në evolucionin softuerik të Samsung, me përditësime të mëdha në përvojën e përdoruesit (UX) dhe inteligjencën artificiale (AI).
Pamjen e parë të kësaj risi mund ta merrni duke u regjistruar në programin beta që nis sot, fillimisht për modelet Galaxy S25, S25+ dhe S25 Ultra në SHBA, Gjermani, Kore dhe Mbretërinë e Bashkuar.
AI i personalizuar për ndërveprime të natyrshme dhe të pandërprera
Me lançimin zyrtar të One UI 8, prezantohet një përvojë e re me AI që e bën jetën tuaj të përditshme më të zgjuar dhe më praktike, duke avancuar më tej funksionet e AI-së të prezantuara për herë të parë me serinë Galaxy S25. Kjo mundësohet nga tre elemente kryesore: aftësitë multimodale, ndërfaqja e përdoruesit (UX) e përshtatur për formate të ndryshme pajisjesh dhe sugjerimet proaktive, të personalizuara.
Multimodaliteti inteligjent lejon një komunikim natyral dhe të pandërprerë me AI-në që kupton atë që po shikoni apo përdorni në momentin aktual. Ndërfaqja e përditësuar është optimizuar për formatet unike të pajisjeve në portofolin Galaxy, duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin tuaj në përditshmëri.
One UI 8 gjithashtu njeh kontekstin tuaj dhe ofron sugjerime të personalizuara, proaktive, që mbështesin rutinën tuaj unike ditore. Funksione si Now bar[1] dhe Now brief[2] do të ofrojnë edhe më shumë njohuri dhe sugjerime të përshtatura, për t’ju ndihmuar në përmbushjen e detyrave dhe në mbështetjen e zakoneve të përditshme, përmes informacionit të kuruar nga AI.
Kjo përvojë inteligjente dhe e personalizuar me AI nuk ka ardhur rastësisht. Ajo mbështetet nga një infrastrukturë e fuqishme sigurie që mbron të dhënat tuaja. Samsung Knox Vault kombinon një procesor të dedikuar sigurie me memorie të sigurt, për të izoluar të dhënat sensitive nga pjesa tjetër e sistemit dhe për të garantuar që askush – as fizikisht, as në distancë – nuk mund të ketë akses në informacionin tuaj personal.
One UI 8 gjithashtu ofron cilësime që lejojnë përpunimin e të dhënave ekskluzivisht në pajisje, pasi shumë nga mjetet Galaxy AI përdorin si përpunimin lokal, ashtu edhe atë në cloud. Me transparencën dhe mundësinë e zgjedhjes nga vetë përdoruesi në thelb, One UI 8 ofron një përvojë të personalizuar me AI pa asnjë kompromis në privatësi.
Prakticitet i përmirësuar për përditshmërinë
One UI 8 nuk sjell vetëm një përvojë të avancuar me AI, por edhe një sërë mjetesh praktike dhe intuitive që e bëjnë ndërveprimin tuaj të përditshëm me pajisjet mobile edhe më të thjeshtë. Auracast[3], teknologjia e transmetimit të audios e bazuar në Bluetooth LE Audi[4], do të mundësojë lidhjen e lehtë përmes skanimit të një kodi QR, duke lejuar që pajisje të shumta Auracast[5] – si Galaxy Buds3 apo aparatet ndihmëse të dëgjimit – të bashkohen në një transmetim të përbashkët audio, pa nevojë për konfigurime të komplikuara.
Gjithashtu, mbështetja për përdoruesit në qendrat e shërbimit do të jetë më e shpejtë dhe më praktike falë teknologjisë QR dhe NFC[6], e cila tashmë është e disponueshme drejtpërdrejt në aplikacionin Samsung Account. Regjistrimi për shërbime përmes QR/NFC është tani i mundur pa plotësuar formularë në letër, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke thjeshtuar procesin e kërkesës për shërbim.
Aplikacioni Reminders do të bëhet shoqëruesi juaj i udhëtimeve me veçori më praktike dhe më intuitive. Nëse po planifikoni një udhëtim familjar në Nju Jork, mund të menaxhoni të gjithë kujtuesit në një vend, sapo hapni aplikacionin – me një ndërfaqe përdorimi të lehtë edhe për përdoruesit e rinj. Listën e kujtuesve me detyrat e udhëtimit mund ta ndani me familjarët apo miqtë tuaj me vetëm një klikim. Kur keni duart plot me çanta, mund të shtoni kujtues edhe me zë, pasi aplikacioni mbështet komandat zanore.
Ndërkohë, ndarja e kujtimeve me familjen dhe miqtë do të jetë më e lehtë se kurrë falë versionit të përmirësuar të Quick Share[7]. Me vetëm një shtypje të butonit Quick Share nga menyja e shpejtë, do të mund të dërgoni dhe të pranoni menjëherë skedarë.
E ardhmja e Galaxy AI fillon tani. Regjistrohuni përmes aplikacionit Samsung Members që të jeni ndër të parët që përjetoni fuqinë e One UI 8.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të veshura, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit dhe kujtesës, sistemit LSI, fonderit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunimit të hapur me partnerët. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni “Samsung Newsroom” në https://www.samsung.com/al/.
[1] Disponueshmëria e funksioneve mund të ndryshojë në varësi të vendit dhe modelit të pajisjes. Disa funksione mund të kërkojnë lidhje me rrjetin dhe/ose hyrje në llogarinë Samsung.
[2] Për funksionin Now Brief kërkohet hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria varet nga vendi, gjuha, modeli i pajisjes apo aplikacionet.
[3] Cilësia e transmetimit audio përmes Auracast mund të ndryshojë në varësi të aplikacionit, lidhjes me rrjetin dhe faktorëve të tjerë.
[4] E disponueshme në pajisje me Bluetooth 5.2 ose më të ri që mbështesin Auracast.
[5] Transmetimi Auracast mbështetet në pajisjet kryesore Galaxy dhe tabletët e lançuar në vitin 2023 ose më vonë me One UI 6.1 ose më të ri. Marrja mbështetet në Galaxy Buds3, Buds3 Pro, Buds2 Pro. Mund të jetë e nevojshme një përditësim softuerik.
[6] Disponueshmëri në 36 vende. Disponueshmëria varet nga tregu. Funksionaliteti do të zgjerohet me përditësime të mëtejshme. Disponueshmëria e NFC-së varet nga modeli.
[7] Për Quick Share kërkohen lidhje Bluetooth Low Energy dhe Wi-Fi. Numri i pajisjeve që mund të marrin njëkohësisht skedarët e ndarë mund të ndryshojë. Shpejtësia varet nga kushtet e rrjetit dhe pajisja.
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0