Samsung nis prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600

news image

Samsung ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të nisë prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari i bazuar në teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around).

Ky chipset do të integrohet në serinë Galaxy S26, përfshirë modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 vjen i pajisur me elementin e ri Heat Pass Block, i cili përmirëson largimin e nxehtësisë nga çipi dhe optimizon performancën.

Testimet fillestare në Geekbench tregojnë performancë premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 mund të tejkalojë performancën e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.

Suksesi i këtij çipi pritet të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në biznesin e fabrikimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani si Nintendo dhe Tesla.

Analistët parashikojnë se divizioni i Samsung Device Solutions mund të regjistrojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/