OpenAI, Samsung Electronics, Samsung SDS, Samsung C&T dhe Samsung Heavy Industries njoftuan sot marrëveshjen paraprake për një partneritet strategjik, me synim për shpejtimin e zhvillimit të infrastrukturës globale të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificial edhe zhvillimin e teknologjive të ardhshme në fusha të lidhura.
Ky bashkëpunim i gjerë do të kombinojë avantazhet dhe rolin udhëheqës të kompanive Samsung në fushat e gjysmëpërçuesve, qendrave të të dhënave, ndërtimit të anijeve, shërbimeve cloud dhe teknologjive detare.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Samsung në Seul, Koreja e Jugut, ku morën pjesë YoungHyun Jun, zv/kryetar dhe CEO i Samsung Electronics; Sung-an Choi, zv/kryetar dhe CEO i Samsung Heavy Industries; Sechul Oh, kryetar dhe CEO i Samsung C&T; dhe Junehee Lee, kryetar dhe CEO i Samsung SDS.
Samsung Electronics
Samsung Electronics do të bashkëpunojë me OpenAI si partner strategjik për memorien, duke ofruarzgjidhje të avancuara të gjysmëpërçuesve për iniciativën globale të OpenAI “Stargate”. Me kërkesën për memorje të OpenAI e parashikuar të arrijë deri në 900,000 çipa DRAM në muaj, Samsung do të kontribuojë për të përmbushur këtë nevojë përmes gamës së tij të gjerë të zgjidhjeve DRAM meperformancë të lartë dhe eficiencë energjetike.
Si ofrues i plotë i zgjidhjeve gjysmëpërçuese, teknologjitë udhëheqëse të Samsung përfshijnë memorjen, logjikën dhe foundry-në, me një portofol të larmishëm produktesh që mbështet tërë rrjedhën e punës në AI, nga trajnimi deri te inferenca.
Gjithashtu, kompania sjell aftësi të veçanta në paketimin e avancuar të çipave dhe integrimin heterogjen midis memorjes dhe gjysmëpërçuesve të sistemit, duke i mundësuar të ofrojë zgjidhje unike për OpenAI.
Samsung SDS
Samsung SDS ka krijuar një partneritet potencial me OpenAI për zhvillimin e përbashkët të qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale dhe ofrimin e shërbimeve të AI-së për bizneset.
Duke shfrytëzuar ekspertizën e tij në teknologjitë e avancuara të qendrave të të dhënave, Samsung SDSdo të bashkëpunojë me OpenAI në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e qendrave të të dhënave për AI në kuadër të iniciativës Stargate. Bazuar në marrëveshjen paraprake, Samsung SDS mund të ofrojë tani këshillim, implementim dhe shërbime menaxheriale për kompanitë që dëshirojnë të integrojnëmodelet e AI-së të OpenAI brenda sistemeve të tyre.
Për më tepër, Samsung SDS ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti për shpërndarjen e mëtejshme të shërbimeve të OpenAI në Korenë e Jugut dhe planifikon të mbështesë bizneset lokale në implementimin e zgjidhjeve ChatGPT Enterprise të OpenAI.
Samsung C&T dhe Samsung Heavy Industries
Samsung C&T dhe Samsung Heavy Industries do të bashkëpunojnë me OpenAI për të avancuar qendrat globale të të dhënave për inteligjencën artificiale, me një fokus të veçantë në zhvillimin e përbashkët të qendrave të të dhënave mbi platforma të lundruara.
Qendrat e të dhënave mbi platforma të lundruara konsiderohen të kenë përparësi ndaj qendrave tradicionale, pasi mund të adresojnë mungesën e hapësirës në tokë, të ulën kostot e ftohjes dhe tëreduktojnë emetimet e karbonit. Megjithatë, kompleksiteti teknik i tyre ka kufizuar deri tani përdorimin e gjerë.
Duke shfrytëzuar teknologjitë e tyre të pronësisë, Samsung C&T dhe Samsung Heavy Industries do të eksplorojnë gjithashtu mundësitë për zhvillimin e projekteve të impianteve elektrike dhe qendrave tëkontrollit mbi platforma të lundruara, përveç infrastrukturës së qendrave të të dhënave mbi platforma të lundruara.
Përmes këtij partneriteti historik me OpenAI, Samsung planifikon të mbështesë plotësisht objektivat e Koresë së Jugut për t’u bërë një nga tre vendet kryesore në botë në fushën e AI-së dhe të krijojë mundësitë reja në këtë sektor.
Njëkohësisht, Samsung po shqyrton përdorimin më të gjerë të ChatGPT brenda kompanive për të lehtësuar transformimin e ambientit të punës përmes inteligjencës artificiale.
Rreth OpenAI
OpenAI është një kompani kërkimore dhe zhvilluese në fushën e inteligjencës artificiale. Misioni ynë është të sigurojmë që inteligjenca e përgjithshme artificiale të sjellë përfitime për gjithë njerëzimin.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese.Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve tëveshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur,inteligjente dhe intuitive.
Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në: news.samsung.com
Rreth Samsung C&T Corporation
Samsung C&T është një korporatë ndërkombëtare me katër grupe biznesi: Inxhinieri & Ndërtim, Tregti &Investime, Modë dhe Resort. Së bashku, ato ofrojnë shërbime dhe produkte në mbi 50 vende. Duke filluar si një kompani tregtare në vitin 1938, Samsung C&T ishte kompania e parë që operoi nën emrin Samsung.
Më shumë informacion për Samsung C&T mund të gjeni në: www.samsungcnt.com
Rreth Samsung Heavy Industries
Samsung Heavy Industries Co.,Ltd. (SHI) është një nga ndërtuesit kryesorë të anijeve në botë. Ethemeluar në vitin 1974, kompania ka sfiduar vazhdimisht kufijtë e inxhinierisë dhe ndërtimit, duke konsoliduar pozicionin e saj si një nga ndërtuesit më të mirë të anijeve në Korenë e Jugut, ndërsa realizon një gamë të gjerë projektesh në sektorin e ndërtimit të anijeve dhe industrisë offshore.Ekspertiza e SHI-së qëndron në inxhinierinë, furnizimin, ndërtimin dhe dorëzimin e një gamë të gjerë anijesh dhe impiantesh offshore. Kompania njihet veçanërisht për aftësitë e saj në ndërtimin e anijeve mevlerë të lartë teknike, duke përfshirë: anijet LNG Carrier, Container Ship, FPSO, FLNG, etj.SHI është një inovator kryesor në industrinë e saj dhe ka një histori zhvillimi dhe ndërtimi të produkteve & “të para në botë” , si Arctic Shuttle-Tanker dhe FLNG.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.samsungshi.com
Rreth Samsung SDS
Si lider në teknologjitë e të dhënave dhe kompjuterizimit, Samsung SDS kombinon teknologjinë e inteligjencës artificiale gjenerative me cloud dhe logjistikën digjitale për të udhëhequr inovacionin e hiper-automatizimit të kompanive.
Samsung SDS ndihmon kompanitë të rrisin produktivitetin dhe konkurrencën duke shfrytëzuar Samsung Cloud Platform (SCP), e optimizuar për ndërmarrje, shërbime të menaxhuara all-in-one që reflektojnë 40vite eksperiencë në industri të ndryshme, dhe zgjidhje SaaS për inovacione biznesi.
Për më tepër, Samsung SDS ofron shërbime logjistike të integruara globalisht, bazuar në platformëndigjitale të transportit Cello Square, për të përmirësuar efikasitetin e operacioneve logjistike dhe për të mbështetur vendimmarrjen bazuar në të dhëna.