Samiti në Danimarkë test për Evropën, thotë Korça

Samiti në Danimarkë test për Evropën, thotë Korça

Presidentja Vjosa Osmani, po përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili këtë edicion mbahet në Kopenhagë të Danimarkës, dhe mbledhë 45 liderë evropianë, përfshirë edhe ata të institucioneve të BE-së.

Këtë samit, Burim Korça nga Instituti për Paqe dhe Siguri, e quajti test për Evropën, pasi sipas tij, vendet evropiane po testohen nga Rusia, transmeton Klankosova.tv.

“Dronët që po hyjnë në kufijtë e shteteve ku janë të ndaluar të hyjnë, është një sinjal që ai [Vladimir Putin], po teston Evropën se sa po mundet me i rezistu këtyre provokimeve, në mënyrë që me e pa ku janë forcat. Po ashtu ky samit që po mbahet sot është test për Evropën, se sa shpejt, dhe sa kanë me reagu që mos me leju Rusinë që të provokojë kaq shumë”, tha Korça në emisionin “Ora Shtatë”.

Nga ana tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi tha se samiti në Kopenhagën është i një niveli që i ka hije NATO-s.

“Duhet përshëndetur sepse është një organizim tamam siç i ka hije, dhe tamam i nivelit të NATO-s. Ky samit sigurisht është tej mase i rëndësishëm, sepse ndodhemi në një kohë kur pothuajse në njëfarë mënyre kemi një luftë hibride në Evropë. Nuk është më lufta vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës, por tani Rusia me satelitët dhe eksponentët e vet, po tenton ta destabilizojë Evropën”, u shpreh Kelmendi.

The post Samiti në Danimarkë test për Evropën, thotë Korça appeared first on Klan Kosova.