Samiti i Brdo-Brijunit, Bytyçi: Pati konflikt verbal mes Osmanit dhe Vuçiqit (VIDEO)

Samiti i Brdo-Brijunit, Bytyçi: Pati konflikt verbal mes Osmanit dhe Vuçiqit (VIDEO)

Profesori nga Shqipëria, Enver Bytyçi përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për Samitin e Brdo-Brijunit.

Ai u shpreh se ka pasur një konflikt verbal mes presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bytyçi tha se si gjithmonë, konflikti verbal zhvillohet lidhur me pozicionet gjeopolitike dhe konceptet mbi paqen, luftën dhe sigurinë në rajon.

“Dje në Durrës ka pasur një lloj konflikti verbal midis dy presidentëve, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Si gjithmonë konflikti verbal zhvillohet lidhur me pozicionet gjeopolitike dhe konceptet mbi paqen, luftën dhe sigurinë në rajon”.

“Aleksandar Vuçiq si gjithmonë ka akuzuar jo vetëm Kosovën, por edhe vendet e tjera si Shqipërinë dhe Kroacinë për një konspiracion dhe për një aleancë anti-serbe në rajonin tonë”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Samiti i Brdo-Brijunit, Bytyçi: Pati konflikt verbal mes Osmanit dhe Vuçiqit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.