Samir Mane: Vizioni global i Grupit BALFIN përtej kufijve

Samir Mane: Vizioni global i Grupit BALFIN përtej kufijve

Grupet më të mëdha që operojnë në Shqipëri kanë hyrë tashmë në një fazë të re zhvillimi, ku aktiviteti i tyre nuk kufizohet më vetëm në tregun vendas, por po shtrihet me shpejtësi në rajon dhe më gierë. “BALFIN Group”, me zyrat qendrore në Tiranë, sot i pranishëm në 11 shtete dhe me mbi 60 kompani, ështe shembulli më i qartë i këtij transformimi.

Vetëm në vitin 2024, të ardhurat arritën reth 1 miliard euro, ku 42% u gjeneruan jashtë Shqipërisë.


Ndërkohë në tregun vendas, grupi ka rritur ndikimin në sektorë kyç, nga financat dhe tregtia me pakicë, deri te pasuritë e paluajshme dhe turizmi, ku hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection” shënon një tjetër hap drejt konsolidimit të pranisë ndërkombëtare. Në këtë intervistë për “Monitor”, presidenti i grupit, Samir Mane, flet për strateginë e zgierimit dhe sfidat e një modeli biznesi që po bëhet githjë e më ndërkombëtar.

Si do ta vlëresoni ecurinë e grupit BALFIN në vitin 2024 dhe pjesën e deritanishme të vitit 2025?

Viti 2024 konfirmoi qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit dhe rritjen e balancuar midis operacioneve në Shqipëri dhe atyre në vendet e tjera.

Sot BALFIN operon në 11 shtete dhe në disa industri duke zotëruar plotësisht ose pjesërisht rreth 60 kompani. Në terma financiarë, të ardhurat bruto të pakonsoliduara për vitin 2024 ishin rreth 1 miliard euro, ku 42% e të ardhurave erdhi nga aktiviteti i Grupit jashtë Shqiipërisë. Ky është një tregues i rëndësishëm pasi jep edhe përmasën dhe peshën e pranisë sonë ndërkombëtare.

Investimet në zhvillimet e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Austri kanë dhënë rezultatet e para konkrete duke forcuar portfolin tonë në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Paralelisht, rrjeti i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor është zgjeruar ndjeshëm, duke na kthyer në një partner të besuar për markat ndërkombëtare që synojnë rajonin. Në shërbimet financiare, “Tirana Bank” ka përparuar dukshëm në digjitalizimin e proceseve dhe në cilësinë e shërbimeve, çka është reflektuar në një përvojë më të mirë për klientët.

Një ngjarje e rëndesishme për ne ishte hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection”, në bashkëpunim me “Accor Group”, e cila ka konsoliduar pozicionimin tonë në turizëm dhe ka rritur ekspozimin ndërkombetar të Grupit.

Cilat janë pritshmeritë e Grupit për periudhën në vijim?

Gjatë këtyre muajve të mbetur të vitit, ne synojmë të rrisim dhe forcojmë dukshëm rrjetin e dyqaneve të tregtisë me pakicë duke e çuar numrin e dyqaneve në reth 250. Në muajt e ardhshëm do të prezantojmë markën franceze “Kiabi” dhe atë daneze “Flying Tiger Copenhagen” në rajon.

Zgjerimi do te shoqërohet jo vetëm me rritjen e gamës së ofertës, por edhe me përmirësim të proceseve të operimit dhe standardeve të shërbimit, në mënyrë që rritja të jetë e qëndrueshme. Në Austri, po vlerësojmë rritjen e mëtejshme te pranisë së Grupit përmes blerjeve të targetuara, me një qasje të kujdesshme ndaj alokimit të kapitalit. Në krahun e shërbimeve financiare, përveç risive teknologjike që do të prezantojë “Tirana Bank”, do të sjellim edhe shërbime të reja përmes “Happy”, duke forcuar vlerën e ofertës për klientët dhe partnerët.

Gjatë muajve të fundit, Grupi BALFIN ka pasur shumë lëvizje në drejtim të shitjeve e blerjeve, si shitja e rrjetit të supermarketeve SPAR, apo negociatat për shitjen e “Fashion Group”. Cilat janë arsyet e këtij riorganizimi të kompanive të grupit?

Riorganizimi pasqyron strategjinë tonë për t’u fokusuar te bizneset që mund të shtrihen përtej një tregu të vetëm dhe që kanë potencial ndërkufitar. Në këtë kuptim, shitja e SPAR dhe “Fashion Group Albania” ishte një hap logjik, pasi këto aktivitete kishin kufizime gjeografike për t’u zgjeruar edhe në vende të tjera nga ana jonë.

Në vend të tyre, jemi përqëndruar te marka si “Kiabi” dhe “Flying Tiger Copenhagen”, të cilat kanë potencial për prani në disa shtete dhe për gjenerim vlere afatgjatë.

Duke vijuar edhe me “Neptun” dhe “Jumbo”, në industrinë e shitjes me pakicë, kjo qasje na lejon të ndertojmë platforma më të mëdha, me efekte shkalle dhe standarde të unifikuara operimi. Në këtë mënyrë jemi shndërruar në partner kyç për markat ndërkombëtare që kërkojnë të hyjnë në rajon.

Si po ndikon në aktivitetin tuaj tkurrja e popullsisë, duke qenë se një pjesë e sipërmarrjeve të grupit janë të përqëndruara në tregtimin me pakicë? Po në drejtim të gjetjes së personelit?

Lëvizjet demografike janë realitet i njohur për Europën dhe ndikimi i tyre në tregje është shpesh i përkohshëm dhe i ndryshëm nga një vend në tjetrin.

Për një grup si BALFIN, i pranishëm në disa shtete, këto efekte zbuten në nivel total. Aktualisht numërojmë rreth 5,000 punonjës direkt dhe mbi 10,000 vende pune indirekte përmes nënkontraktorëve, çka tregon shtrirje dhe aftësi pershtatjeje.

Prej kohësh jemi të hapur ndaj talenteve ndërkombëtare. Në shumicën e kompanive tona punojnë profesionistë nga kombësi të ndryshme, në të gjitha nivelet. Në nivel Grupi, kemi punonjës nga 21 kombësi dhe ky diversitet na bën më të fortë dhe më konkurrues, sepse sjell këndvështrime dhe përvoja të ndryshme, që përkthehen në shërbim më të mirë dhe operim më efikas.

Vitet e fundit, Grupi është zgjeruar në drejtim të investimeve me fokus turizmin. Si ka qenë ecuria e këtyre investimeve dhe sa potencial ka në të ardhmen?

Turizmi është një sektor me potencial rritje të jashtëzakonshme globalisht, dhe kjo vlen në mënyrë të veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Investimet në turizëm kanë efekte shumëdimensionale: krijojnë punësim, nxisin zinxhirë furnizimi lokal dhe rrisin profilin e destinacioneve. Hapja e “Green Coast Hotel – MGallery Collection” ka qenë një eksperiencë transformuese për Grupin, duke kombinuar standarde ndërkombëtare me ekspertizën vendase dhe duke treguar se mund të ofrohen shërbime të cilësisë së lartë.

Në vijim, synojmë ta zgjerojmë këtë eksperiencë në projekte të tjera turistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Aktualisht jemi në shqyrtim të katër projekteve në Austri, Itali dhe Greqi, me fokus në projekte që sjellin vlerë të qëndrueshme për komunitetet.

Cilat janë planet tuaja të zgierimit në të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit?

Strategjia jonë e rritjes mbështetet në zgjerimin e pranisë në vendet e BE- së dhe në Amerikën e Veriut duke ruajtur njëkohësisht bazën dhe ritmin e rritjes në rajon. Në afat të shkurtër, do të thellojmë shërbimet financiare përmes “Tirana Bank” dhe “Happy”, si dhe do të konsolidojmë dhe zgjerojmë rrjetin e tregtisë me pakicë në Ballkanin Perëndimor. Përveç “Neptun”, “Jumbo”, “Kiabi” dhe “Flying Tiger Copenhagen”, do t’ i sjellim rajonit edhe disa marka të tjera. Gjithashtu, edhe për sa u përket qendrave tregtare do të kemi risi.

Neë afat të gjatë, fokusi mbetet tek industria e turizmit dhe ajo e zhvillimit të pasurive të paluajtshme përtej Shqipërisë duke u fokusuar në Austri, SHBA dhe Kanada. Kjo qasje na lejon të ndërtojmë portofol të ekuilibruar midis rritjes organike dhe zgjerimit nëpërmjet partneriteteve apo blerjeve.

Si e shikoni në të ardhmen ekonominë shqiptare, teksa vendi po përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian?

Shqipëria përballet me sfida të ngjashme me vendet e tjera të rajonit, por integrimi në BE eshtë një mundësi e madhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Elementi i rëndësishëm për vendin është pozicionimi strategjik. Çfarë do t’ i ofrojmë ne tregut të Bashkimit Europian dhe çfarë do të përfitojmë ne prej tij? Këtyre dy pyetjeve duhet t’ u jepet një përgjigje e qartë në nivel politikash dhe reformat të orientohen në këtë drejtim. Përparimi në këtë rrugë kërkon konsistencë rregullatore, parashikueshmëri dhe një orientim të qartë drejt sektorëve ku vendi ka avantazh krahasues.

Si duhet të përshtaten sipërmarrjet për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe çfarë shansesh mund të hapë anëtarësimi në BE?

Anëtarësimi në BE do të sjellë konkurrencë më të fortë, por edhe më shumë mundësi për bizneset që arrijnë të përshtaten shpejt. Sipërmarrjet shqiptare duhet të fillojnë sa më parë të investojnë në inovacion, teknologji dhe kapitalin njerëzor, këto janë parakushte për të konkurruar në një treg më të madh e më të strukturuar. Brenda Grupit, prej kohësh po punojmë që të digjitalizojmë proceset kryesore dhe aktualisht po implementojmë projektet e para ku do të përdoret Al për t’ i bërë ato më të shpejta dhe më efikase. Kjo filozofi, modernizimi të vazhdueshëm dhe fokusi te njerëzit, është mënyra më e mirë per ta kthyer integrimin në një motor zhvillimi afatgjatë.

Ju po zgjeroheni vazhdimisht në rajon dhe Europë. Si do ta vlerësonit mjedisin për të bërë biznes në krahasim me vendet e tjera? Çfarë mund të përmirësohet?

Mjedisi i biznesit në Shqipëri dhe në rajon ka bërë përparime, por në krahasim me vendet e BE- së dhe me SHBA- në mbetet ende punë për t’ u bërë. Vendi ka potencial të madh per të tërhequr investime, veçanërisht në turizëm, energji dhe teknologii, por ky potencial do të materializohet plotësisht vetëm nëse adresohen disa çështje. Para së gjithash, kërkohet siguri ligjore dhe parashikueshmëri më e madhe për investitorët përmes mbrojtjes së të drejtave të pronës dhe zbatimit të ligjeve. Po aq e rëndësishme është ulja e burokracisë dhe thjeshtimi i proceseve administrative, sepse koha është kosto dhe ndikon drejtpërdrejt konkurrueshmërinë. Një tjetër element i rëndesishëm për investitorët është infrastruktura, si ajo fizike, ashtu edhe digjitale për të lidhur më mirë tregun vendas me tregjet e rajonit dhe të Europës. Së fundi, kapitali njerëzor mbetet çështje kyçe. Nga njëra anë, nevojitet liberalizim i mëtejshëm i tregut të punës për të tërhequr profesionëistë që i duhen zhvillimit të sektorëve të ndryshëm dhe nga ana tjetër, duhet më shumë investim në arsim dhe formim profesional, për të krijuar profilet që kërkon ekonomia moderne. Nëse këto prioritete adresohen me seriozitet, Shqipëria do të permirësojë ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe do të tërheqë investime cilësore në vitet që vijnë.