Salihu reagon pas incidentit në Komunën e Prishtinës: Nuk kam sulmuar askënd me shishe

Salihu reagon pas incidentit në Komunën e Prishtinës: Nuk kam sulmuar askënd me shishe

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në kryeqytet, Sami Salihu, ka reaguar pas incidentit të sotëm në objektin e Komunës së Prishtinës, duke mohuar se ka sulmuar dikë me shishe qelqi.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Salihu deklaroi se ai vetë ishte i sulmuar dhe se reagimi i tij ishte vetëm në vetëmbrojtje.


“Nuk kam sulmuar askënd me shishe. Sot u sulmova papritmas dhe reagova vetëm për t’u mbrojtur. Kamerat e vendit të ngjarjes do ta tregojnë të vërtetën dhe unë do të bashkëpunoj plotësisht me organet hetimore. Dhuna, sidomos ajo pas shpine, është e papranueshme,” shkroi ai.

Salihu u kërkoi falje familjarëve, shoqërisë dhe qytetarëve që janë shqetësuar nga kjo situatë, duke theksuar se sjellja e tij nuk pasqyron natyrën dhe vlerat që ai përfaqëson.

Kujtojmë se më herët u raportua për një sulm me shishe qelqi ndaj kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.