Shefki Salihu, kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Obiliqit, ka prezantuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova planprogramin e tij për qytetin që dëshiron të dalë i pari nga zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
I njëjti është shprehur se fokus të madh do të ketë në zhvillimin ekonomik të Obiliqit, duke premtuar punësime të qytetarëve më shumë, transmeton Klankosova.tv.
“Nisma Socialdemokrate ka hartuar një program qeverisës për mandatin e ardhshëm, në të cilin janë paraparë projekte nga të gjitha dikasteret që janë në interesin e qytetarëve. Prioritet i kemi dhënë zhvillimit ekonomik, i cili fatkeqësisht ka ngecur shumë në Komunën e Obiliqit”.
“Andaj, do të bëjmë funksionalizimin e një parku industrial që do të shërbejë për investitorë të huaj, por edhe nga diaspora, duke organizuar edhe një konferencë vjetore ‘Invest Home’ që do të thotë për të investuar në shtëpinë tuaj, në Obiliq”.
“Jemi kujdesur që sa më shumë të ulim papunësinë, duke iu përgjigjur tregut, trendit zhvillimor dhe trendeve evropiane. Gjithashtu, do të ndërtojmë një qendër të cilën e kemi quajtur ‘Obiliqi Hub’, ku aty do të mund të vetëpunësohen të rinjtë nga trajnimet e tyre”, u shpreh Salihu. /Klankosova.tv
The post Salihu: Nisma e ka prioritet zhvillimin ekonomik në Obiliq, do të ulim papunësinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.