E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizSalihaj: Qeveria Kurti s’e pati Arsimin prioritet, nuk i realizoi shumicën e...

Salihaj: Qeveria Kurti s’e pati Arsimin prioritet, nuk i realizoi shumicën e premtimeve (VIDEO)

Jonuz Salihaj, njohës i çështjeve të arsimit, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mosrealizimin e premtimeve në sektorin e Arsimit dhe për mungesën e trajtimit të tij si prioritet.

Në emisionin “Dita n’Klan” në Klan Kosova FM, ai theksoi se shumë nga premtimet e bëra gjatë mandatit qeverisës nuk janë përmbushur.

Salihaj vuri në dukje se reformat e premtuara në Arsim nuk janë implementuar dhe se investimet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe cilësisë së mësimdhënies kanë munguar.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e një strategjie të qartë për zhvillimin e arsimit dhe përfshirjen e pamjaftueshme të ekspertëve të fushës në proceset vendimmarrëse.

Sipas tij, këto mangësi kanë ndikuar negativisht në cilësinë e arsimit në vend dhe në përgatitjen e gjeneratave të reja për tregun e punës.

Bisedën e plotë me të mund ta ndiqni më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498