Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet e tjera qeveritare të kryera nga kryeministri Edi Rama.
Në një videomesazh, Berisha e cilësoi këtë lëvizje si përpjekje për të shpëtuar vetën dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, të cilin e akuzoi si kreun e një organizate kriminale.
Ndryshimet kryesore në qeveri përfshijnë:
Albana Koçiu – Zëvendëson Belinda Ballukun si zv.kryeministre
Besfort Lamallari – Zëvendëson Koçiun si Ministër i Brendshëm
Toni Gogu – Zëvendëson Lamallarin si Ministër Drejtësie
Enea Karakaçi – Zëvendëson Ballukun si Ministër i Energjitikës
Ermal Nufi – Zëvendëson Pirro Vengun si Ministër i Mbrojtjes
Erjona Ismaili – Zëvendëson Toni Gogun si Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ferit Hoxha – Zëvendëson Elisa Spiropalin si Ministër i Jashtëm
Berisha paralajmëroi se lëvizjet e kryeministrit nuk do të ndalojnë protestat dhe luftën politike kundër tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


