Mohamed Salah është i gatshëm të pranojë një kontratë të re njëvjeçare me Liverpoolin, por po bëhet gjithnjë e më i frustruar nga mënyra se si klubi po e trajton negociatën, sipas The Atletic.
Sulmuesi ende po pret që Liverpooli të bëjë të ditur pozicionin e tij në lidhje me kohëzgjatjen dhe kushtet e mundshme të një marrëveshjeje, ndërkohë që klube të mëdha europiane kanë shfaqur interes për ta transferuar atë falas në fund të sezonit.
Ndërkohë, Salah nuk ka nisur ende bisedime me klube të tjera, pasi kontrata e tij nuk ia lejon këtë, por nga 1 janari do të mund të nënshkruajë një marrëveshje paraprake me një klub jashtë Anglisë.
Mediat franceze, si L’Equipe, kanë lidhur Salah-in me një kalim te Paris Saint-Germain, por kampioni i Ligue 1 ka mohuar se janë në bisedime me të.
Salah ka shënuar 13 gola në 20 ndeshje të Liverpool-it këtë sezon dhe ka dhuruar 11 asiste.
Kontributi i tij i fundit ishte asistimi për golin e parë të Cody Gakpo ndaj Manchester City-t të dielën, dhe më pas shënimi i një penalltie që vulosi fitoren 2-0.
Ky rezultat e dërgoi Liverpoolin në krye të tabelës, 9 pikë përpara Manchester City-t, një klub që e ka marrë titullin në dy raste me gola të shënuar në ditën e fundit të sezonit që kur Salah erdhi te Liverpool në 2017.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.