Drejtori i Emergjencave në Komunën e Ferizajt, Alberton Sahiti, në Edicionin Special të Klan Kosova, tha se në këtë qytet, dridhjet e tokës janë ndier mjaft.
Ai tha se qytetarët që jetojnë nëpër banesa janë frikësuar më shumë, duke dalë jashtë. Por, ai shtoi se nuk ka pasur raportime për dëme as materiale e as në njerëz.
“Si në gjithë Kosovë, edhe në Ferizaj janë ndier dridhjet e tokës. Nga informatat e deritanishme, nuk ka dëme materiale e as në njerëz. Situata është duke u qetësuar. Ka qenë shqetësuese pak për qytetarët që jetojnë nëpër banesa, të cilët kanë dalë jashtë, por tash po kthehet normaliteti”, u shpreh Sahiti.
Ai tha se janë të gatshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, në rast se shfaqet nevoja për intervenim. /Klankosova.tv


