Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kabinetin qeveritar për mungesën e tyre në seancën që po vazhdon pas pauzës, ku po diskutohet lidhur me çështjen e çmimit të naftës.
Sadiku tha se përveç VV-së, as Lista Serbe nuk është në sallën e Kuvendit dhe këtë situatë e quajti dëshpëruese.
“Për besë hera e parë, s’po di as qysh me ia nisë, çfarë dëshpërimi të pret kur del këtu edhe e sheh që këtë sallë të zbrazët, me 57 deputetë të VV-së, që para dy tri dite i morën rrogat e 13 dhe sot nuk janë në sallë. Vetëm deputetët e VV-së dhe Lista Sërpska nuk ndodhen këtu. Po flas para karrigeve të zbrazëta. As Qeveria nuk është këtu,” tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


