Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka komentuar ndeshjen fantastike të Kombëtares së Kosovës, e cila korri fitore historike të enjten ndaj Sllovakisë.
Në emisionin “Kosova Today”, Sadiku deklaroi se Kosova është shumë afër ëndrrës së suksesit të madh për të luajtur në Botëror, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se ndër motivet më të forta që kanë djelmoshat kosovarë, sipas Sadikut, janë vështirësitë që populli i Kosovës ka kaluar.
“Ky skenar, qysh ka ngjarë për me ardh deri këtu, është i jashtëzakonshëm. Shqipëria e eliminoi Serbinë, ia pamundësoi kualifikimin në Kupën e Botës, ndërsa na hapi rrugë neve, le të themi, që të kualifikohemi në Kupën e Botës, dhe Serbia do të na shikojë nga televizori, e ne shpresojmë të jemi në Kampionatin Botëror”, tha Sadiku në Klan Kosova.


