Sadiku: Mbi 13 mijë shqiptarë ishin prezent në Suedi (VIDEO)

Sadiku: Mbi 13 mijë shqiptarë ishin prezent në Suedi (VIDEO)

Fitorja historike e Kosovës mbrëmë ndaj Suedisë me rezultat 1:0 u shoqërua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të tifozëve shqiptarë në Suedi.

Drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, foli sot në emisionin “Kosova Today’ në Klan Kosova, duke treguar për atmosferën e krijuar nga diaspora shqiptare në Suedi.

“Ishin më shumë se 13 mijë shqiptarë dje në Suedi. Ishte një organizim i hatashëm. Që nga ora 12 ishin mbledhur grupe të mëdha tifozësh nga të gjitha vendet e Evropës, sidomos nga Skandinavia. Jam i lumtur që fituam, për gjithë shqiptarët”,  tha Sadiku. /Klankosova.tv

The post Sadiku: Mbi 13 mijë shqiptarë ishin prezent në Suedi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.