Islam Sylejmani shiti shtëpinë për ta blerë banesën ku tash banon.
Por, këtij vendimi nuk ia pa aspak hairin.
Banesën nuk e gëzoi kurrë, pasi ajo iu dëmtua nga uji që rridhte nga çatia e objektit, raporton Kiks Kosova.
Por halli i tij qe edhe më i madh sepse nuk kishte mundësi ekonomike ta rregullonte.
Kjo ndërtesë, sipas Sylejmanit, ka mbi 50 vjet që është ndërtuar. Koha aty është ndalur në vitet e ’80-ta, pasi komuna nuk ka bërë as edhe një rinovim.
I lodhur nga kjo situatë, 61 vjeçarit i rridhnin lotët teksa tregonte se si po jetojnë në kushte të mjerueshme nga dëmtimi i çatisë, lagështia e myku.
Përveç një ambienti jo të përshtatshëm për jetesë, Islam Sylejmani së bashku me familje me zor sigurojnë edhe kafshatën e gojës.
Nga Komuna e Ferizajt thonë se nuk kanë mjete për rinovimin e të gjitha ndërtesave të vjetra.
Sipas zëdhënësit Selim Marevci, komuna është duke negociuar me Fondin e Kosovës për Efiçiencë.
Të njëjtin problem e kanë qytetarë të shumë komunave në Kosovë, e që akoma presin përgjigje nga institucionet e Kosovës për rregullimin e tyre. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>