Sa është vlera financiare e kombëtares së Sllovenisë dhe kush janë tre futbollistët më të shtrenjtë?

news image

Kombtarja e Kosovës e zhvillon të premten, ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.

Dardanët do të përballen me Slloveninë, një ndeshje që do të luhet me fillim nga ora 20:45.

Fitorja ndaj Suedisë i ka motivuar futbollistët tanë, por, natyrisht duhet pasur shumë kujdes në përballjen ndaj një kundërshtari aspak të lehtë, siç është Sllovenia.Kjo kombëtare ka vlerë rreth 162 milionë euro, kurse në radhët e saj, e ka njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm, Benjamin Sesko.

Vlera e tij llogaritet rreth 70 milionë euro, kurse është rikthyer poashtu në formë të mirë, duke gjetur rrugën e golit tek Manchester United.Vlerë të madhe ka edhe portieri Jan Oblak, i cili ka shifër rreth 20 milionë euro, ashtu si edhe Jaka Bivol, mbrojtësi që luan tek Leeds United.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/