E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeSa është koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës?

Sa është koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës?

Në muajt e verës, si çdo vit edhe sivjet shtohet numri i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.

Kjo bën që të rritet edhe koha e pritjeve në pikat kufitare të vendit, njofton Klankosova.tv.

Në përditësimin e sotëm të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitare, janë regjistruar pritje vetëm deri në 30 minutëshe tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, ndërsa në pikat tjera ato pesë deri në 10 minuta.

Ndërsa, për të dalë nga Kosova, poashtu qytetarëve iu duhet të presin tek pika e Dheut të Bardhë deri në gjysmë ore.

Situatë e njëjtë mbretëron edhe në jarinje dhe Merdare, njofton Klankosova.tv.

The post Sa është koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës? appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT